E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e së dielës, Puyol: Do japim maksimumin

Njeriu qe i dhuroi Spanjes finalen e pare ne nje Boteror, Carles Puyol eshte shprehur shume i lumtur qe ndihmoi skuadren e tij te arrinte nje sukses historik. "Une kam shenuar shume pak gola dhe per kete arsye mendoj se ky ishte me te vertete i rendesishem. Une jam shume i lumtur qe skuadra eshte aty ku duhet te ishte, pra ne finale”, ka thene mbrojtesi i Barcelones, i cili ne gjysmefinalen kunder Gjermanise, realizoi golin e trete personal ne 89 paraqitjet e tij me perfaqesuesen spanjolle. Gjithsesi, Puyol eshte shprehur se goli i tij nuk do te mbetet ne histori.

"Nuk mendoj keshtu. Une e di pozicionin time dhe te dielen do te vije nje tjeter gol, i cili do te jete akoma me i rendesishem se ky”, ka vijuar Puyol, i cili ka zbuluar edhe sekretin ne momentin e shenimit. “Ne kemi folur shume per ate ndeshje. Qe ne fillim futbollistet e tjere kerkuan te shenonin, por nuk arriten te shenonin. Ne pushim une i thashe Xavi ta dergonte topin ne ate zone. Ai e beri shume mire kete dhe gjithcka shkoi ne menyre perfekte”, eshte shprehur mbrojtesi spanjoll. Por tani vjen me e bukura. Finalja e Boterorit, te cilen Puyol kerkon ta fitoje me cdo kusht. “Mund te them se kishte edhe skuadra te tjera qe luajten shume mire. Gjermania ishte nje nga ato, ndersa mua me pelqeu dhe Argjentina. Por, Hollanda dhe Spanja jane dy skuadrat qe dhuruar nje futboll me terheqes fale kualiteteve te tyre. Te dyja skuadrat e meritojne finalen. Do te jete e veshtore, por jam i bindur se ne do te japim maksimumin per ta fituar kete ndeshje”, ka bere te ditur Carles Puyol.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›