E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jobulani, i lyer me ar për sfidën finale

Topi

Kompania “Adidas” ka prezantuar “Jo’bulani”-n, topin e personalizuar për finalen e Kupës së Botës 2010. Kjo sferë është një version i lyer me ar i topit zyrtar të aktivitetit në Afrikën e Jugut, “Jo’bulani”. Përpara sfidës së të dielës, FIFA ka marrë në dorëzim 60 topa, të cilët ua ka shpërndarë dy finalisteve që të stërviten në prag të ndeshjes në stadiumin “Soccer City”. Emri i topit është zgjedhur për nder të Johanesburgut, që ndryshe quhet Jo’burg, qyteti i arit: “Jo’bulani” do të përdoret për herë të parë në finalen e së dielës, në orën 20:30.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›