E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham przgjedh 11 m t mirt e botrorit

David Beckham ka zgjedhur skuadrën më të mirë të botërorit pas ndeshjeve të ndjekura nga shkallët e stadiumit, pankina e Anglisë dhe televizori.

Formacioni ideal i “Spice Boy” është 4-3-2-1 me gardian portierin uruguajan Muslera dhe më një linjë prej 4 mbrojtësish, Ashley Cole, Puyol, Mensah e Sergio Ramos. Mesfusha përbëhet vetëm nga lojtarë gjysmëfinalistë ku 2 prej tyre janë gjermanë, Muller, Schweinsteiger e Xavi e Sneijder.

Sipas ish mesfushorit anglez, dyshja e ëndrrave në sulmin e kombëtares së këtij botërori do të ishte dyshja Villa-Forlan. Në ekipin e rezervave Beckham ka vendosur amerikanin Bradley, brazilianin Maicon dhe argjentinasin Lionel Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›