Paratë e pista vijnë nga droga, bankat fshehin llogaritë e dyshimta
Nga fillimi i vitit 2009 e deri tani jane evidentuar plot 135 raste te pastrimit te parave ne Shqiperi, te cilat i jane percjelle policise se shtetit. Nderkohe 59 raste te tjera i kane kaluar per hetim organit qendror te akuzes. Por jo gjithmone hetimi ka shkuar deri ne fund pavaresisht informacionit te dhene nga drejtoria e luftes per parandalimin e pastrimit te parave. Transaksionet e dyshimta kapin vlera jashtezakonisht te medha…
"Kemi bllokuar afersisht 3.7 mln euro, mbi 31 mln leke dhe 1060 m2 pasuri te paluajtshme, qe jane nje shume e konsiderueshme krahasuar me te gjitha vitet qe nga krijimi i njesise se Inteligjences Financiare, rol qe e luan Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave, e krijuar qe ne 2001", tha Arben Doci, drejtor i drejtorise se parandalimit te pastrimit te parave.
Duke i referuar rasteve te zbuluara shihet se pjesa me e madhe e parave vijne direkt nga trafiku i droges dhe ai i prostitucionit, ndersa pjesa tjeter i takon korrupsionit te zyrtareve.
"8 per qind e ketyre rasteve jane te lidhura me vepren e korrupsionit dhe ne kete kontekst ne kemi bashkepunuar ngushte dhe me IDKP dhe nga ky bashkepunim kane dale dhe informacionet per njesite e perbashketa hetimore per te hetuar me tej keto ceshtje", vijon Doci.
Puna e drejtorise se parandalimit te pastrimit te parave eshte e lidhur ngushte me sistemin bankar. Informacioni kryesor vilet nga bankat te cilat e kane te detyrueshem raportimin ne rastet e llogarive te dyshimta.Por disa banka jane te prirura ta fshehin informacionet rreth klienteve ndaj drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave ka gjobitur 6 prej tyre.
Gent Hazizi < I mëparshmi