Finalja e shahut në Tiranë, ditën e fundit edhe Gorbaçov?
TIRANE-Nga dita e hënë, në Shqipëri do të zhvillohet finalja e kampionatit botëror të shahut. Kinezja Hou Xhifan dhe indiania Hampi Koneru do të përballen me njëra-tjetrën në një sfidë prej 10 ndeshjesh dhe që do të zgjasë deri më 30 Nëntor.
Për këtë aktivitet të organizuar nga Taçi Oil, ka ardhur në Tiranë edhe presidenti i Federatës Botërore të Shahut, rusi Kirsan Iliumzhinov, një politikan dhe një biznemen shumë i njohur në Rusi, por jo vetëm. “Kemi parë një angazhim shumë të qartë për të sjellë në vëmendje këtë sport. Me Ministrinë e Arsimit ne kemi arritur një marrëveshje që ta fusim shahun si një program shkollor, ashtu siç është në Rusi. Finalja e shahut për femra vjen për herë të parë në Shqipëri, por këtu jemi ndjerë shumë komod. Edhe 3 herë kampioni i botës Anatoli Karpov, ishte kurioz për ta parë këtë finale këtu, - deklaroi Iliumzhinov. – Nuk është e lehtë të organizosh këtu një finale, për shkak edhe të traditës”, shtoi ai.
Për presidentin e Federatës Shqiptare të Shahut, Rezart Taçi, kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme. “Për ne të gjithë është kënaqësi të kemi mes nesh z.Iliumzhinov, që është bilioneri i parë në Rusi, deputet prej 25 vjetësh dhe që ka bashkëpunuar ngushtë me stafin e Gorbaçovit apo të Jelcinit. Ai është presidenti më i apasionuar i shahut dhe ky është fat për ne. Organizimi i finales nuk ishte rastësi, por presidenti sapo e mësoi idenë, bindi bordin, bindi dhe dy zëvendës presidentët”, u shpreh Taçi. Dy finalistet Hou Xhifan dhe Hampi Keneru, u shprehën të kënaqura me faktin që do të ndeshen në Shqipëri, ndërkohë që për ditën e fundit, në Tiranë pritet të vijë edhe Mikail Gorbaçov, presidenti i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik dhe një i apasionuar i madh i shahut.
“Fola me të pak më përpara dhe ai sapo ka bërë një operacion në sy. Por, do të vijë ndoshta për ceremoninë e mbylljes, ndoshta për ditën që do të nënshkruajmë marrëveshjen për të futur shahun në shkolla. Z.Gorbaçov është një president nderi i këtij sporti”, tha Iliumzhinov.
(da.bo/BalkanWeb)