E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, merr pa leje makinën, 17-vjecari përplas për vdekje policin

LAC-Një efektiv policie, pjesë e patrullës së përgjithshme të komisariatit të Milotit është aksidentuar për vdekje ndërkohë që autori i aksidentit është identifikuar një 17-Vjecar nga Laci.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugen Laç-Tiranë në vendin e quajtur Fshat-Laç, rreth orës 18:00 të pasdites së sotme ku një mjet benz me targe, LA 7399 A, ka aksidentuar punonjësin e policisë, Gjovalin Preng Tusha.

Adoloshenti me inicale GJ.T. i cili kishte marre pa leje automjetin e babait të tij, pasi ka aksidentuar efektivin e policise e ka cuar vetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por Tusha nuk ka mundur t’u mbijetoi dot plagëve duke humbur jetën në duart e mjekëve.

Policia shprehet se po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

(da.bo/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Aksidentohet makina e eskortës së Kryeministrit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›