E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja në Romë, jo në Kinë

Superkupa e Italisë, Juventus-Lazio do të luhet më 18 Gusht në stadiumin "Olimpico" në Romë dhe jo në kryeqytetin kinez Pekin siç ka ndodhur në edicionet e fundit.

Pavarësisht se do të luhet në Itali e jo në Kinë, sërish ka të pakënaqur për të ardhurat pasi Liga e Futbollit vendosi të garantojë minimumin e fitimeve që do të merrnin në Pekin ndaj dhe bardhezinjtë kanë paraqitur një ankesë për vendimin e dhënë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›