Moyes, Unitedit: Më sjellni Baines

David Moyes ka kërkuar nga krerët e Manchester United blerjen e Leighton Baines. Moyes e ka në planin e parë blerjen e ish lojtarit të tij te Evertoni.
Madje thuhet se United ka bërë ofertën e parë prej 12 milion funtash për yllin anglez e cila është refuzuar nga skuadra e Evertonit. Skuadra nga Liverpooli ka thënë se Baines nuk është në shitje dhe se United mos të tentoj të blejë atë.
"Baines është një lojtar që i përshtatet skemave të mija. Atë e dua në skuadër sepse është mbrojtësi më i mirë në Angli në pozitën e tij" ka thënë Moyes./Indeksonline/