Financat Kauza e shpikur e kasave fiskale perpjekje e deshperuar e Rames

Tirane 27 shtator NOA - Ministria e Financave ka hedhur poshte edhe nje here shpifjet dhe mashtrimet e radhes qe sipas saj kane mberritur sot nga selia roze gjoja korrupsion ne procesin e pajisjes me kasa fiskale.
Ministria e Financave sqaron se procesi i licencimit fillestar te kompanive ka qene teresisht i hapur dhe transparent ku kane marre pjese vetem pese kompani dhe qe te pesta jane shpallur fituese ne fazen e pare. Nje nder kushtet e gares ka qene dhe plani i bizneseve te kompanive vleresuar me pike ku kompanite kane paraqitur ne menyre te detajuar dhe specifike edhe cmimet referuese per modelet e kasave qe do te instalonin dhe qe i pergjigjeshin kritereve te ligjit. Dhe qe nga ai moment cmimet e paraqitura jane afersisht te njejta me cmimet qe ata po operojne ne treg citon ky institucion ne deklaraten e tij kunderpergjigjese ndaj akuzave te mberritura nga selia roze permes deputetes Mimi Kodheli.
Per me teper manipulimin qe ben zonja Kodheli ne recitimin e saj te radhes lidhur me numrin e kompanive ne treg sqarojme se ne vijimesi kane qene te pese kompanite. Nderkohe para 3 muajsh nga ana e Ministrise se Financave pas nje kontrolli i eshte hequr licenca njeres prej kompanive per shkelje te kontrates dhe mosrespektim te kushteve ne ligj dhe VKM kurse kater kompanite e tjera kane vijuar procedurat per testimin e pajisjeve fiskale nese ato plotesojne kushtet dhe kriteret e percaktuara. Pas proves se transmetimit te te dhenave vetem 3 kompani kane rezultuar fituese dhe te treja keto kompani operojne ne treg dhe jo dy citon me tej sqarimi i Financave.
Ne fund Ministria e Financave hedh poshte dhe pretendimin per cmimet e kasave te cilat bazohen ne llogaritjet e 20 qe ka Bashkia e Tiranes dhe qe nuk perputhen aspak me realitetin.
Nga verifikimet qe jane bere pas kontrolleve te diteve te fundit kompanive qe vendosin pajisjet fiskale norma e fitimit vijon nga 8-14 sipas tipit te kasave dhe llojit te kompanise dhe per kete ceshtje administrata tatimore do te vijoje ti mbikqyre nga afer cmimet e operimit ne treg thuhet ne deklarate.
Duke perfunduar se nuk eshte e vertete se cmimet e kasave ne Shqiperi jane me te larta se ato te vendeve te tjera perkundrazi. Opozites i eshte dhene informacioni i detajuar me modelet e kasave dhe gjithcka tjeter dhe permes nje kontrolli te thjeshte ne internet mund te gjejne se sa jane cmimet ne Itali Greqi Bullgari apo kudo tjeter. Dhe nga verifikimi shume lehte do te konstatoni se ne vendet e tjera keto modele kasash qe i pergjigjen kritereve te ligjit jane te pakten 20-30 me te larta.
n.e/NOA