OSSH me emer te ri qe sot quhet CEZ Shperndarje
24/09/2010Sot prezantimi
Operatori i Sistemit te Shperndarjes do te ndryshoje emrin. Kompania shqiptare e privatizuar nga shoqeria ceke CEZ do te quhet CEZ Shperndarje qe prej dites se sotme. Sipas njoftimit zyrtar te OSSH-se do te jete vete drejtori i pergjithshem i kompanise Joseph Hesjek i cili do te beje publik lajmin ne nje konference per shtyp. Mesohet se drejtuesit e OSSH-se do te japin detaje edhe ne lidhje me ndryshimet e reja qe do te ofroje kompania. Nje prej pyetjeve qe do te marre pergjigje eshte edhe sqarimi ne lidhje me kerkesen zyrtare te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes ne Entit Rregullator te Energjise per nje tjeter rritje te cmimit te energjise elektrike per vitin e ardhshem ne masen 11.9 per qind. Prej disa vitesh me radhe konsumatoret po perballen me rritje te vazhdueshme te cmimit te energjise. Kjo per shkak te strategjise se perafrimit te kostove me tarifat. Cmimi mesatar i energjise elektrike eshte aktualisht 9.53 leke per kilovat ore ose 2.8 here me i larte nga sa ishte ne vitin 2000. Cmimi i energjise u rrit edhe gjate ketij viti me vendim te ERE-s pas aplikimit te OSSH-se. Privatizuesi i OSSH-se mori nen administrim kompanine e shperndarjes se energjise ne qershor te vitit te kaluar. Ne kontraten e shitjes parashikohet qe kompania CEZ duhet te pakesoje me 17 per qind humbjet ne rrjet ne nje periudhe 5- vjecare dhe te rrise minimalisht arketimet me 1 per qind cdo vit.