E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH-i plan masash per menaxhimin e mjedisit

24/09/2010Strategjia mjedisore e korporates ne perputhje me legjislacionin evropian

Struktura e re per mbrojtjen nga ndotjet e hidrocentraleve dhe termocentraleve

KESH-i ka ndermarre nje sere masash ne lidhje me mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet qe mund te kene investimet e bera ne energji sic jane ndertimi i hidrocentraleve dhe termocentraleve. Nje prej ketyre masave eshte ngritja e Njesise se Menaxhimit te Mjedisit. Burime te KESH-it bejne te ditur se respekti ndaj mjedisit eshte nje nga parametrat kryesore ne percaktimin e strategjise se pergjithshme dhe aktiviteteve ditore te saj. Strategjia mjedisore e korporates sone ndertohet ne perputhje me legjislacionin evropian dhe ate vendas per mjedisin. Per te mbrojtur mjedisin nga ndotjet e hidrocentraleve dhe termocentraleve ne strukturen institucionale te KESH-it eshte ngritur Njesia e Menaxhimit te Mjedisit. Kjo njesi ne bashkepunim me njesite dhe me ministrite perkatese kane pergatitur plane masash per menaxhimin e mjedisit per te gjithe strukturat e KESH-it. Te gjitha keto programe jane zhvilluar ne perputhje me rekomandimet e EU WB dhe udhezues te ISO 14001- theksojne burimet zyrtare. Ne kuader te respektimit te kerkesave te Konventes Njesia e Menaxhimit te Mjedisit nepermjet konsulences se huaj hartoi Politikat Mjedisore dhe Plan Veprimet mbi parandalimin e rrjedhjes se vajrave dhe substancave te klasifikuara si te rrezikshme si dhe kontrollin dhe masat zbutese/eliminuese ndaj tyre pergatitjen per perballimin e situatave emergjente per te parandaluar dhe zbutur ndikimet ne mjedis te ndotesve te rrezikshem. Nepermjet ketij procesi synohet zbatimi i aksioneve te nevojshme per parandalimin dhe zvogelimin e ndotjeve permiresimin e vazhdueshem te gjendjes mjedisore si dhe shkarkimeve ne mjedis brenda vleres se normave te lejuara trajnimi dhe ndergjegjesimi i personelit qe ka ne shfrytezim keto pajisje. Gjithashtu me qellim ndergjegjesimin e popullates per rendesine e vleresimit te ndotjes se mjedisit dhe ndikimit ne shendetin e tyre ne qershor 2009 u nenshkrua nje marreveshje me komunitetin e quajtur Vlora Eco Watch. Palet kane te drejte te ushtrojne kontrollet e tyre mjedisore te konsultohen me Njesine e Menaxhimit te Mjedisit dhe te japin kontributin e tyre ne kete proces.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›