Shpallet gara zyrtare per 3G ofertat deri me 8 nentor
24/09/2010Rrjeti 3G
Eshte nje standard i larte i teknologjise se informacionit. Shqiperia aktualisht renditet e fundit ne Evrope sa i takon perhapjes se teknologjise 3G. Dhenia e kater licencave 3G ne te njejten kohe ne ndryshim nga dhenia e nje licence te vetme do te sillte shumellojshmeri te produkteve dhe sherbimeve me cmime konkurruese per qytetaret dhe futja e rrjetit 3G do te ishte me i shpejte per gjithe territorin e vendit.
Kundershtite
Dhenia e nje licence te vetme eshte kundershtuar nga zyra e Mbrojtjes se Konsumatoreve dhe Autoriteti i Konkurrences. Drejtues te kesaj zyre theksuan rendesine e ofrimit te sherbimit te internetit nga 4 kompanite e telefonise celulare qe operojne ne vend pasi ne te kundert ky sherbim rrezikon te kthehet ne monopol. Autoriteti i Konkurrences e ka quajtur kete vendim jo te drejte per nje ekonomi te lire tregu.
Hapet tenderi per sherbimin monopol.
Hapet tenderi zyrtar per dhenien e nje licence te vetme per teknologjine 3G. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hapur te ashtuquajturen gare me anen e nje njoftimi zyrtar. Gara do te zgjase 45 dite dhe kriteri kryesor per te shpallur fituesin do te jete cmimi i ofruar. Sipas njoftimit te AKEP-it per hapjen e tenderit te gjitha kompanite e interesuara duhet te paraqesin dokumentacionin perkates brenda dates 8 nentor 2010. Por ende nuk dihet nese do te kete nje pjesemarrje ne kete gare nga ana e kompanive celulare qe operojne ne tregun shqiptar te cilat e kane kundershtuar dhenien e nje licence te vetme me argumentin se keshtu do te krijohet nje situate monopol ne treg. Perdorimi i teknologjive 3G apo Third Generation nga kompanite celulare synon te sjelle nje transmetim me kapacitet me te larte te te dhenave ne aparatet celulare duke rritur shpejtesine e internetit.
Monopoli
Dhenia e nje licence te vetme per teknologjine 3G ne vend do te vendose nje situate monopol te pakten per 15 vitet e ardhshme. Kjo bazuar ne kohezgjatjen e afatit te perdorimit te autorizimit te pare individual qe synon te jape Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP. Lufta mediatike e te gjitha paleve te interesuara dhe sensibilizimi i opinionit nga ana e shoqatave per mbrojtjen e konsumatorit gjate kesaj kohe nuk kane ndikuar aspak ne terheqjen e ministrit te Teknologjise se Informacionit apo Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare per te dhene vetem nje autorizim 3G. Ministri percaktoi se i pari autorizim individual do te kete nje kohezgjatje perdorimi prej 15 vjetesh dhe gara do te filloje nga cmimi dysheme prej 12.5 milione eurosh. Tenderi qe do te celet ditet e ardhshme do te administrohet nga AKEP-i - thuhet ne reagimin zyrtar te pak diteve me pare te kesaj ministrie. Me heret kater kompanite qe ofrojne sherbimin e telefonise celulare ne vend te cilat jane te vetmet qe mund te marrin pjese ne kete gare kane deklaruar bashkerisht se nuk do te marrin pjese ne tender.