Raporti i FMN-se per Italine Ka bere progres

Italia ka bërë progrese të mira për korrigjimin e llogarive të saj publike dhe kryerjen e reformave strukturore që nga ardhja në krye të qeverisë së Mario Montit, por duhet të bëjë më tepër për të rigjallëruar rritjen ekonomike. Kështu ka deklaruar një prej zyrtarëve të lartë të FMN pas misionit vjetor në Itali.
Unë mendoj se Italia ka bërë një rrugë të gjatë dhe politikat e Stabilitetit që janë vënë në vend janë gjithashtu thelbësore për të krijuar kushtet për një ringjallje të rritjes", është shprehur në konferencën për shtyp Reza Moghadam, drejtor i departamentit të Evropës të FMN-së.
Por më duhet të them se puna nuk ka mbaruar ende, ka progrese por mbetet shumë për tu bërë për të lancuar rritjen. Natyrisht që ka turbullira në tregje financiare, por mendoj se Italia duhet të mbaj ritmin e politikave që po zbaton. Kjo është mbrojtja më e mirë që Italia mund të ketë.
FMN-ja i ka rekomanduar Italisë një përshpejtim të reformave në tregun e punës për hapjen e vendeve të reja të punës. Gjithashtu janë të rëndësishme thekson FMN në raportin përfundimtar mbi inspektimin një vjeçar në Itali, shkurtimi i shpenzimeve jo produktive dhe nxitja e kërkesës së brendshme. Përsa i përket sistemit bankar italian inspektorët e FMN-së shprehen se ka aspekte pozitive të cilat kanë mundësuar përballimin e krizës globale. Bankat italiane duhet të përmirësojnë nivelin e likuiditetit për të mundësuar kredidhënien për bizneset dhe familjet. Për FMN kreditë me probleme nuk janë në nivelin e bankave spanjolle por gjithsesi duhet patur kujdes.
Nga ana e tij kryeministri italian Mario Monti ka premtuar se reformat strukturore për të nxitur rritjen nuk do të vonohen. Për Montin reformat për të inkurajuar rritjen duhet të fillojnë përpara zgjedhjeve të reja në prill të 2013.
"Urojmë që me zgjedhjet e ardhshme, që do të zhvillohen në pranverë të vitit 2013, vendi të arrijë në përfundim sa i përket buxheteve dhe reformat strukturore, me sinjale që do të tregojnë për rritje dhe gjithashtu me një qeverisje që nuk ka më frikë nga e panjohura në lidhje me të ardhmen. "