E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat Shkarkimi para intervistes

Permes nje deklarate per shtyp Ministria e Financave njofton se largimi nga detyra e zotit Hekuran Vladi nuk ka lidhje me daljen e tij ne nje interviste televizive.

Ministria e Financave sqaron se urdheri per lirimin nga detyra te zotit Hekuran Vladi eshte bere me nje shkrese qe mban numerin 12910/1 te dates 22 tetor 2010 nderkohe qe intervista e tij eshte e dy diteve me vone.

Nga ana tjeter ish-kryeadministratori eshte njoftuar edhe gojarisht per levizjen e tij nga detyra dhe kalimi ne nje funksion tjeter dy jave me pare.

Sipas Ministrise se Financave vendimi eshte marre per te perimresuar punen e kesaj agjencie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›