Operacioni Uendi kapen arme dhe municione 3 ne pranga
Finalizohet me sekuestrimin e nje arsenali armesh si dhe arrestimin ne flagrance te tre personave operacioni policor i koduar Uendi. Ngjarja konfirmohet nga burimet policore te Durresit sipas te cilave ne kuader te nje hetimi disamujor u bllokuan disa arme zjarri pistoleta dhe municione paraprakisht te dyshuara si te destinuara per tregtim ne qytetin e Durresit. Mesohet se te ndaluarit jane G.P. 21 vjec Arsen Prenga 22 vjec dhe Arjan Gjana 22 vjec qe te tre banues ne Tirane. Konkretisht gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin furgon tip Benz me targa TR 2872 M i cili sherbente per transport artikujsh higjiene u gjeten te fshehura dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 4 pistoleta tip Ekol Special 99 te kalibrit 9 mm 4 krehra pistolete dhe 20 cope fisheke luftarake. Automjeti ne fjale u ndalua per kontroll nga sherbimet e policise ne kohen kur udhetonte nga Tirana ne drejtim te Durresit. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore rezulton se keto arme e municione ishin te destinuara per tregun e brendshem. Nderkaq vazhdon puna per zgjerimin e metejshem te hetimit lidhur me implikimin e personave te tjere per rastin ne fjale. Materialet procedurale per vepren penale te prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake e municioneve ne bashkepunim do ti kalohen per ndjekje Prokurorise se Durresit.