E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat Shkarkimi i kreut te Sekuestrove pa prapavije politike ose mediatike

Tirane 27 tetor NOA - Ministria e Financave sqaroi sot opinionin publik lidhur me motivacionin e largimit nga detyra te Hekuran Vladit i cili ka ushtruar detyren e kryeadministratorit te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara.

Ministria e Financave sqaron se ne kuader te angazhimeve qe ka qeveria shqiptare ne luften ndaj krimit te organizuar angazhim i cili kerkon nje funksionim sa me te mire te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara si dhe nisur edhe nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit ku vihet ne dukje nevoja per nje funksionim me te mire se ai i deritanishem i kesaj agjencie u gjykua e nevojshme largimi nga detyra i Vladit dhe emerimi ne kete funksion i nje tjeter drejtuesi thuhet ne deklaraten e MF.

Duke shtuar se te gjitha sajesat per lidhje te hamendesuara se gjoja largimi i Vladit nga kjo detyre eshte bere per shkak te daljes se tij ne interviste televizive jane te paverteta. Ministria e Financave sqaron se urdhri per lirimin nga detyra i Hekuran Vladit eshte bere me nje shkrese nr 12910/1 te dates 22 tetor 2010 nderkohe qe intervista e Vladi eshte e dy diteve me vone sqarojne drejtuesit e MF-se.

Ne fund deklarohet se ish-kryeadministratori eshte njoftuar edhe gojarisht per levizjen e tij nga detyra dhe kalimi ne nje funksion tjeter dy jave me pare.

Ministria e Financave siguron opinionin publik se qellimi kryesor i punes se saj mbetet performanca sa me e mire e institucioneve ne varesi ne kuader te angazhimeve qe ka marre qeveria shqiptare ne proceset integruese te vendit perfundon deklarata.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›