E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni ekspertet Ska permiresim

Ngjitja e Shqiperise me tete vende ne renditjen e Transparency International nuk do te thote se korrpusioni ne vend eshte ulur.

Eduart Zaloshnja nje njohes i mire i ketij treguesi shpjegon arsyet se pse.

Levizja jone nga vjet ne sivjet eshte vetem me 0.1 perqindje nderkohe qe marzhi i gabimit eshte 0.5 per qind pra ne kete sens nuk ka kuptim te bejme dallimin mes vitit te kaluar dhe ketij viti. Statistikisht nuk kemi ndryshuar krahasuar me nje vit me pare ka deklaruar Zaloshnja.

Zaloshnja thote se Shqiperia e ka permiresuar vendin e saj ne renditje fale perkeqesimit te disa vendeve te tjera dhe jo per shkak te renies se korrupsionit ne vend.

Kemi disa 5-6 vende qe kane rene me 0.1 pike nderkohe qe ne i kemi shtuar. Ndryshimi do te ishte nese nga 3.3 do te shkonim ne 3.8. Keshtu do te mund te thoshim se kemi ecur perpara ka nenvizuar Zaloshnja.

Transparency International e rendit Shqiperine ne vendin e 87 per luften kunder korrupsionit duke lene pas ne rajon vetem Bosnjen dhe Kosoven.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›