E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat e pensioneve dhe te sigurimeve shendetesore ne SHBA

Programet e qeverise amerikane per pensionet dhe sigurimet shendetesore per te moshuarit perballen me deficit dhe mund tu duhet te shkurtojne perfitimet e tyre nese Kongresi nuk ben ndryshime. Keto programe mbulojne sigurimet dhe pensionet e miliona amerikaneve.

Sot ekspertet e qeverise do te publikojne nje raport per gjendjen e financiare te programit te pensioneve dhe atij per sigurimet shendetesore Medicare. Raporti i sotem shpjegon nese problemet jane lehtesuar apo renduar.

Vitin e kaluar bordi i ketij sistemi tha se fondi i investimeve i  pensioneve do te zbrazej ne vitin 2036. Kjo do te thoshte qe sistemi do te mbeshtetej vetem tek nje takse e posacme ndaj rroges bazuar ne te ardhurat duke i detyruar zyrtaret qe te shkurtonin nje te katerten e perfitimeve.

Ata thane se programi i kujdesit shendetesor per te moshuarit perballet me nje sfide te ngjashem ne vitin 2024.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›