E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Duam ta shohim Kosoven sa me shpejt anetare ne NATO

Ne kulmin e ngercit politik per transparencen e zgjedhjeve dhe realizimin e reformave ne Shqiperi Presidenti Bamir Topi keshillon Kosoven qe kreu i shtetit te nxise dialogun politik mes paleve. Ne nje interviste per Radio Televizionin e Kosoves Topi tha se Presidenti gjithmone eshte inkurajues i realizimit te te gjithe parametrave ligjore. Nga ana tjeter Topi siguroi mbeshtetjen e Shqiperi per rrugen integruese te Kosoves si ne NATO.
Po fillojme nga liberalizimi i vizave pasi kjo eshte me aktuale. Jeni gati per ta fituar
Se pari Presidenti i Shqiperise nuk merr pozicionin e profesorit per ceshtje qe kane te bejne me Kosoven sepse ...
Megjithate ju jeni figure tek ne ne Kosove...
Sepse une kam pare tek koleget e mi ne Prishtine qe kane te gjithe motivimin e duhur pergatitjen e duhur per te qene interlokutore ne menyre te barabarte me te gjithe homologet e tyre. Pa permendur emra une kam pare ne situata te ndryshme qe politikanet e Kosoves pavaresisht problemeve qe ka sikurse ka edhe politika ne Shqiperi kane ditur te jene shume serioze shume produktive per ceshtje mjaft madhore.
Ne na shohin ne Evrope si shqiptare. Pervoja juaj do te na ndihmoje apo do te na pengoje dhe ne ne Kosove
Ceshtja e eksperiences pastaj eshte nje ceshtje qe cdo lloj eksperience pozitive qofte dhe negative patjeter qe eshte refleksion edhe per ate cka e pret Kosoven te realizoje. Une ne te gjitha takimet ua thashe dhe pak me pare jashte kesaj interviste gjera qe i kam bere publike kam kerkuar qe Kosova patjeter te futet ne projektet e shpejta te liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves sepse do te konsiderohej ne situate paradoksale gati-gati absurde qe Kosova te mbese ishull ne mes te nje rajoni qe eshte projektuar per tu integruar.
Tani po flasim per integrimi ne NATO qe ishte nje nder sukseset me te medha qe edhe ne ne Kosove e perjetuam suksesin tuaj si tonin sepse eshte pershtypja qe ne nuk kemi shanse nje here per nje here qe te futemi ne NATO. A ju duket se kjo eshte e vertete
Jo une mendoj qe politika e NATO-s se paku nga ajo qe eshte artikuluar nga njerezit me te rendesishem te Aleances se paqes dhe te sigurise eshte qe vendet e rajonit jane te gjitha te projektuara per tu futur ne NATO. Kjo vjen jo thjesht si nje qellim strategjik i Aleances se Madhe por edhe si nje predispozicion i ketyre popujve dhe ju e dini qe ne nje sondazh te realizuar ne Shqiperi qe besoj se i njejti qendrim do te jete dhe ne Kosove gati 96 e shqiptareve kane deshiruar qe te futen ne NATO. Besoj jane raste unikale te sondazheve.
E kam fjalen dhe per ate qe ju me siguri edhe aty do ta luani rolin e nje vellai te madh qe e ka pasur Kosova.
Ne menyre te padiskutueshme. Deshira jone eshte qe ta shohim Kosoven sa me shpejt ne NATO.
Pas vendimit te GJND-se u tha se priten sa me shume njohje. Nga pervoja personale e diplomateve qe ju i takoni prapa skenes dhe i pushtetareve te ndryshem se cka po ju thone pse nuk po njihet Kosova ne menyre shume me masive sec e kemi pritur pas vendimit
Se pari duhet te kuptojme qe ceshtja e njohjes eshte ceshtje e nje procesi. Une mund te them qe qysh nga momenti i shpalljes se pavaresise se Kosoves kemi pasur dhe dy momente te tjera shume te rendesishme opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise qe erdhi shume pozitiv per Kosoven por edhe nje rezolute e Organizates se Kombeve te Bashkuara e sponsorizuar dhe e mbeshtetur nga vendet e Bashkimit Evropian qe e vendos Kosoven ne nje terren shume pozitiv.
Sa po mundeni praktikisht sa e ka shteti i Shqiperise prioritet qe praktikisht ta ndihmoje lobimin e Kosoves ne vendet sidomos ku diplomatet tane as nuk mund te shkelin
Une besoj qe kjo eshte nje ceshtje e nderkombetarizuar qe do te thote qe per procesin e njohjes se Kosoves sot lobojne shtetet me te fuqishme te botes.
Kosova tashme do te hyje ne zgjedhje. Cka eshte pervoja e cila duhet ta marrim nga Shqiperia dhe cka eshte ajo qe sduhet ta marrim
Une besoj qe Kosova ka shansin qe te marre standardet me te mira te Evropes dhe nuk eshte e thene qe te marre eksperienca thjesht shqiptare.
Pse a sjane te mira keto eksperienca shqiptare
Jo jo nuk eshte e thene qe te marre thjesht eksperiencen shqiptare sepse edhe vete Shqiperia sot tenton te permiresoje klimen e zgjedhjeve te realizimit te zgjedhjeve te monitorimit nga standardet evropiane. Pra aty ku keni mundesine qe ta merrni standardin direkt ne burim nuk keni pse e merrni ne menyre indirekte apo te terthorte. Fjalen e kam qe edhe Shqiperia edhe Kosova kane nevoje qe te rrisin standardin e zgjedhjeve dhe une besoj qe standardet me te mira jane ato qe realizohen ne vendet me demokratike te Evropes. Sigurisht Shqiperia ka eksperienca te veta dhe besoj qe keshilla me e mire eshte qe merrni eksperiencat me te mira. Une kam bindjen qe institucionet e Kosoves i kane kaluar disa situata zgjedhore i kane kaluar jo keq.
Por prapa skenes cfare nevojitet cfare aftesimi nevojitet prapaskene
Presidenti gjithmone gjithmone ka pasur te gjithe apelet qe partite politike te arrinin nje bashkepunim dhe ne varesi te situates keto apele kane qene sigurisht specifike. Por ne substance...
Perfundimisht me intereson cka eshte mendimi juaj lidhur me arsimin dhe tekstet e unifikuara
Une besoj qe u takon njerezve te cilet kane nje profil te specializuar per kete. I takon Ministrive te Arsimit.
A eshte politikisht e pranueshme jo kontraverse nese ne si shqiptare per hir te tregut me shume se per gjera te tjera kemi nevoje me pas tekste te njejta abetare te njejte
Natyrisht abetarja eshte abetare.
Libri i historise deri ku po shkon
...Nuk mund te them ne menyre ekskluzive te unifikohen por aty ku eshte e mundur qe te afrohen per shume gjera pse jo duhet te afrohen. Sepse jemi nje popull. Patjeter kemi pasur nje histori te perbashket. E kemi perjetuar ne menyre te njejte. Ndoshta fizikisht jo por psikologjikisht po.
Marre me shkurtime nga RTK

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›