E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat kundër PS: Privatizimi i INSIG, transparent

Ministria e Financave vlerëson si transparent proçesin e privatizimit të kompanisë së sigurimeve, INSIG dhe sukses i qeverisë në një kohë kur e gjithë bota është përfshirë nga kriza financiare. Reagimi pas akuzave të Opozitës. 

TIRANE- Sipas zëdhënëses së ministrisë së Financave, Eva Simoni "I gjithë proçesi është konsultuar nga BNP Paribas, një kompani lider në ofrimin e shërbimeve financiare në botë si dhe nga dy aksionerët e tjerë të kompanisë INSIG, BERZH-i dhe IFC-ja"

Simoni sqaroi se në garë u parakualifikuan 8 kompani, të cilat janë : American Reserve Life Insurance, Croatia Osigurania, Sava Re, Grazer, Eurohold Insurance Group, Triglav, Fondaria Sai dhe Qatar Insurance Center,
“por- sipas zëdhënëses së Ministrisë së Financës - për shkak të krizës financiare botërore, në fazën finale të tij rikonfirmoi ofertën e saj për blerjen e INSIG-ut vetëm kompania amerikane American Reserve Life Insurance, e cila ofroi 6.4 milion euro mbi çmimin maksimal të vlerësuar nga KPMG, ose 5.6 milion euro nga çmimi që kishte përcaktuar qeveria”. Sipas ministrisë së Financës procesi i privatizimit është vlerësuar s i sukseshëm edhe nga FMN-ja

Një ditë më parë, Partia Socialiste akuzoi Ministrinë për mungesë transparence në procesin e privatizimit të INSIG. ministria e Financave pretendon se proçesi për shitjen e INSIG për 41 milion euro në total, kompanisë amerikane të sigurimeve American Reserve Life Insurance, ishte transparent.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›