E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzoi me të mitura, 36 vjet burg emigrantit shqiptar

Gjykata e Larte e Manchesterit denoi me 36 vjet burg nje emigrant shqiptar qe u akuzua nga dy vajza te mitura per abuzime seksuale. Në gjyqin që u zhvillua ne Manchester, shqiptari 45 vjec u deklarua 16 herë fajtor për përdhunim 

 MANCHESTER-Një emigrant shqiptar është dënuar me 36 vjet burg pasi akuzohet për abuzime seksuale me të mitura. Skënder Mustafaj, 53 vjec u dënua nga Gjykata e Lartë në Manchester dhe dje ai është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.
Në gjyqin që u zhvillua në dhjetorin e kalur, Mustafaj u deklarua 16 herë fajtor për përdhunim. Adoleshentja ka sjellë në jetë fëmijën e ardhur nga përdhunimi në vitin 2005 dhe më pas e kishte dhënë për adoptim. Analiza e ADN-së kishte konfirmuar se fëmija ishte e 53 vjecarit shqiptar. Viktima kishte treguar në polici se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale për më shumë se 20 herë, që kur kishte qenë në moshën 13.

Ndërsa viktima tjetër e cila ishte prezente në gjykatë, kishte bërë të ditur për punonjësit social nga departamenti i shtetit për fëmijët dhe familjen se ajo ishte përdhunuar për vite të tëra nga Mustafaj, që kur ishte në moshën 11 vjecare.

Mustafaj u përball me akuzën e përdhunimit dhe akuza të tjera nga prokurori Anthony Spinella, jashtë gjyqit.
“Shpresoj se do ta përfundosh të tërë burgun. “Unë e di që do të jesh një plak kur të dalësh nga burgu, por ky nuk është një dënim me burg përjetë”.” tha gjyqtari Ëilliam Bright Jr.

Në deklarimet gjatë seancave gjyqësore, Mustafaj akuzoi vajzat për gënjeshta. Por vajzat nuk u tërhoqën. “Shpresoj që ai të vdesë në burg”, tha njëra prej tyre. Në një moment, Mustafaj e ndërpret atë. “Unë e di që ti je e zgjuar”, i tha ai vajzës. “ke të drejtë, Jame zgjuar. Kjo më bëri të jem e zgjuar”, i ktheu përgjgijen vajza.
Në fakt dënini ishte 60 vjet burg, por që do të përfundojë pas 36 vitesh pasi 20 vitë të tjera do të jenë në liri me kusht.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›