Kryeministri Berisha niset në Berlin me ftesë të Merkel
TIRANE- Kryeministri shqiptar Sali Berisha u nis sot për një vizitë dy ditore në Republikën Federale Gjermane, me ftesë të Kancelares gjermane Anxhela Merkel.
Në këtë vizitë Kreu i Qeverisë do të shoqërohet ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ministri i Financave, Ridvan Bode dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.
Kryeministri Berisha do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Kancelarja Merkel. Temë kryesore e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale në të gjitha fushat si dhe integrimi i Shqipërisë në NATO dhe BE dhe çështjet e rajonit.
Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Kryeministri Berisha do të ketë takime edhe me ministrin e Jashtëm Federal, Frank Ëalter Steinmeier dhe me ministra të tjerë të kabinetit.
Në axhendën e kryeministrit shqiptar janë parashikuar edhe një sërë takimesh me përfaqësues të biznesit gjerman. Një takim i veçantë do të jetë ai me përfaqësuesit e fondacionit “Konrad Adenauer”, me të cilët do të diskutohet bashkëpunimi mes këtij fondacioni dhe Shqipërisë. Kryeministri Berisha do të vizitojë edhe qytetin Essen, ku do të zhvillojë një takim me sipërmarrësit në këtë qytet.
(s.g/BalkanWeb)