E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulku Enveri i vrau gjeneralet Berisha i futi ne NATO

/ /

Ne nje interviste per gazeten Panorama ajo thote se ish-diktatori Hoxha i vrau gjeneralet e ushtrise ndersa kryeministri Berisha i futi ne NATO.
Zonja Bulku Parlamenti diskutoi aktin normativ per pensionet e ushtarakeve. Opozita iu akuzon se po e persekutoni kete shtrese duke ia ulur pensionet. Si i vleresoni ju qendrimet ne kete debat
E nxitur edhe nga protesta e ish-ushtarakeve para Parlamentit por edhe nga diskutimet e opozites ne Parlament eshte e palogjikshme e paarsyeshme madje edhe shume fyese qe ti ndajme ushtaraket ne te majte apo ne te djathte. Ushtaraket jane njerez shume te respektuar jane njerez qe sakrifikojne gjithcka nga jeta e tyre familjare shoqerore dhe civile per shkak te detyres qe marrin persiper qe ta bejne qekur vendosin te hyjne ne ate profesion. Ne cdo kohe kane qene shume te respektuar sepse i sherbejne dhe kane nje motiv shume te forte ne profesionin e tyre ti sherbejne atdheut ne cdo moment te veshtire. Nga kjo eshte nje nxitje shpirterore dhe morale shume e forte sepse eshte gjithmone sakrifica ndaj atdheut. Kete nuk duhet tia harrojme asnje brezi ushtaraku kushdo qofte. Nuk mund te flas per Ministrine e Brendshme por flas per policine ushtrine qe e kane paresore kete gje te mbrosh qytetarin te mbrosh atdheun. Te ndihmosh si ne Shkoder ku ata ishin te paret. Ata nuk do ta bejne vetem ne Shkoder kete gje por edhe ne termete dhe cdo fatkeqesi ata do te jene gjithmone te paret sepse ashtu eshte statusi i ndertimit te tyre profesional.
Megjithate nga debati ne seance te jepet pershtypja qe e majta po i mbron nga shkurtimi i pensioneve...
shte shume e shemtuar qe te themi jemi ne ata qe i mbrojme Nuk i mbrojne fare te majtet. Per te mos thene qe gjeneraleve te majte Enver Hoxha u preu kokat. Ushtaraket jane denuar pushkatuar internuar nga vete Enver Hoxha nderkohe qe Sali Berisha i futi ne NATO. Ketu nuk flitet per ata ushtarake qe jane ne pension dhe qe kane profesionet e plota ose per ushtaraket qe jane ne pune. Ata nuk jane te diskriminuar ushtaraket jane shqiptare ne radhe te pare qe i perkasin te majtes dhe te djathtes. Nuk flas per ate pakice te cileve per reflekse te kushtezuara u ka ngelur dora majtas. Gjithkush e ben me deshiren e tij por smund ti fyejme dhe te themi qe jane te diskriminuar te themi qe jane vetem te majte dhe se vetem opozita eshte ajo qe merr persiper ti mbroje keta njerez. Ushtaraket duhet te jene te bindur qe asnje minister Financash nuk i genjen asnje minister i Mbrojtjes nuk i genjen asnje minister i Drejtesise nuk i genjen asnje kryeminister dhe asnje kryetare Parlamenti nuk i genjen. Shteti jo vetem qe i ka respektuar gjithmone dhe i ka pasur ne vemendje por edhe tani i ka ne vemendje per te thene qe jane disi me mire se sa pjesa tjeter e shoqerise qe jane profesione shume te nderuara sic eshte profesioni i mjekut qe pervec profesionit te tij ka edhe njehsimin e sakrifices ashtu sic e ka ushtaraku profesionin e pedagogut qe eshte nje profesion sa i veshtire aq i respektuar per ate qe i jep shoqerise. Do doja ti meshoja kesaj qe jane shqiptare te nderuar jane shqiptare te sakrifikuar ne cdo kohe jane shqiptare qe duhet ta kuptojne shume drejt se kjo qeveri nuk i fyen. Nuk do pranoja kurre qe shtresa e ish-ushtarakeve i perket te majtes.
I trembeni faktit qe pas miratimit te ketij akti normativ shtresa e ushtarakeve do te votoje kunder jush ne zgjedhjet e ardhshme
Une e njoh psikologjine e asaj shtrese pasi une jam nje vajze ushtaraku. Nuk besoj se ata genjehen lehte se nuk i mbeshtet kjo qeveri. Ata e dine shume mire se sa ka luftuar kjo qeveri dhe sa vend te rendesishem per tu futur ne NATO ka zene kryeministri Sali Berisha po them se sa ka investuar ai per te hyre ushtria jone ne NATO.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›