E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Financial Times”, gati oferta për Tottenham-in

Sipas “Financial Times”, miliarderi iraniano-amerikan Jahm Najafi po përgatit një ofertë prej 3.75 miliardë dollarësh, e barabartë me rreth 3.5 miliardë euro, për të blerë Tottenham-in.

Sipërmarrësi, president i “Msp Sport Capital”, do të punonte me një konsorcium investitorësh për të strukturuar ofertën, e cila duhet t’i zyrtarizohet brenda disa javësh pronarit të klubit, Joe Lewis, dhe presidentit të ekipit Daniel Levy.  

Mësohet se oferta do ta vlerësonte klubin në rreth 3 miliardë dollarë (2.8 miliardë euro), plus 750 milionë euro borxh (700 milionë euro). “MSP” do të synonte 70% të klubit, ndërsa investitorët e tjerë të Gjirit, kryesisht Abu Dhabi, do të kontribuonin me 30% të mbetur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›