E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimi i trojeve shtetërore, më shtrenjtë sesa ndërtimet pa leje

Qytetarët duhet të paguajnë më shumë për të privatizuar truallin shtetëror në cilin kanë ndërtuar me leje pas '90-s, sesa për të legalizuar një ndërtesë pa leje. Projektligji i Ministrisë së Financave që parashikon tarifa me të larta për kategorinë e parë ka përcarë sërisht të djathtët në komisionin e ligjeve. Disa prej tyre e kanë quajtur të padrejtë këtë diferencim duke kërkuar njësimin e tarifave.

Drafti parashikon një taksë vjetore prej 10% të vlerës së truallit shtetëror dhe të drejtën për ta privatizuar atë brenda vitit për të gjithë ata që kanë ndërtuar në këto toka.

"Asnjë individ, apo shoqëri tregtare që ka në përdorim një truall shtetëror por që nuk e përdor, nuk do të mundë ta mbajë më, ose do të heqë dorë ose do paguajë cmimin e tregut, ose taksën vjetore sipas këtij ligji ", tha Alfred Rushi, zv. minisitër i Financave.

Por një pikë ku të gjithë deputet e maxhorancës kanë qenë dakord, ishte reduktimi i përfitimit të bashkisë nga ky proces. Sipas tyre pushteti vendor duhet të mjaftohet me 5 % ndërsa pjesa tjetër të shkojë për kompensimin e ish pronarëve.

"Nga praktika e përditshme, nga ajo që shohim ne ka abuzime në lidhje me këto fonde, dhe këto objekte në përgjithësi janë objekte shtetërore po të shohësh. Mos të jetë 25 për qind, ndoshta për mendimin tim është te pesë përqindëshi dhe kjo është dicka simbolike", tha Fatos Hoxha, deputet i PD.

Në vend të qirasë së deritanishme, privati duhet t’i paguajë shtetit për tokën mbi të cilën ka ndërtuar një taksë vjetore. Por me hyrjen në fuqi të ligjit nuk fshihen qiratë e prapambetura.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›