Financimet nga Gadafi, Sarkozi padit median

Me 6 maj Sarkozi do të përballet me Francois Hollanden në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Uebsajti “Mediapart” në vitin 2006 ka publikuar një dokument të nënshkruar nga ish-shefi i inteligjencës libiane, Moussa Koussa, ku propozohej financim deri në 50 milionë euro.
Sarkozi e quajti atë një “falsifikim të patakt” teksa edhe Koussa tha se ky dokument ishte i falsifikuar.
“Mendoni se me gjitha ato që i kam bërë Gadafit, ai më kishte bërë një transfertë bankare?”, tha Sarkozi për “France 2” të hënën.
Pretendimet se Kolonel Muamar Gadafi i kishte ofruar financim për fushatën Sarkozisë në vitin 2007, u shfaqën në mars të vitit 2011, kur djali i Gadafit, Saif Al-Islam tha se ishte i gatshëm t’i publikonte të gjitha detajet.
Në atë kohë, Franca drejtonte përpjekjet e NATO-s për të vendosur një zonë ndalim fluturimi me qëllim minimizimin e humbjeve njerëzore në mesin e popullit libian.
Presidenti i Francës pretendon se ky falsifikim ka vetëm një qëllim: “Të dëmtojë shanset për rizgjedhjen time në krye të shtetit”.
/Start/F. P/
2012-04-30 14:37