Fule: Ky vit, domethënës për Shqipërinë

Ai deklaroi sot se një nga temat që do të jetë qendrore në diskutimet që do të zhvillohen në Tiranë do të jetë zgjedhja e presidentit të ri të vendit, duke nënvizuar se konsensusi në këtë drejtim është i padiskutueshëm.
"Zgjedhjen e presidentit u takon ta bëjnë vetë shqiptarët. Pra, nuk do të dëgjoni nga ne të themi se çfarë bëtë saktësisht. Qëllimi ynë nuk është që të imponojmë këtë ose atë zgjidhje. Por, ajo që do të theksoj edhe në Tiranë, është se roli i presidentit në sistemin shqiptar është i rëndësishëm dhe presidenti duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve. Ai nuk është aty vetëm për të respektuar Kushtetutën, por për të shprehur gjithashtu këndvështrimet dhe shqetësimet jo vetëm të elektoratit të një partie, por të te gjithë shqiptarëve. Pra, shpresoj se të gjitha palët e interesuara dhe partitë politike do të bëjnë një marrëveshje të tillë politike, në mënyrë që presidenti i ardhshëm i Shqipërisë t'i përligjë ato që priten të bëhen edhe në këtë rast", deklaron Fule.
Komisioni Fule u shpreh se pret rezultate konkrete nga politika shqiptare, teksa theksoi se ka progres domethënës. "Nuk po shkoj në Shqipëri për të folur për çështjet dhe problemet e të shkuarës, por për të shprehur përgëzimin që politikanët po shënojnë arritje lidhur me pritshmërinë jo vetëm të Brukselit por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë. Së dyti, dua të shoh se ku jemi sot, nëse e shohim progresin e deritanishëm dhe çështjet që mbeten të hapura njësoj. Dhe së treti, dua të konfirmoj atë që do e quaja udhërrëfyesin, që shpresoj do ta çojë Shqipërinë brenda këtij viti në një etapë më të lartë të agjendës së zgjerimit. Harmonizimi i vullnetit politik me kriteret qe duhen zbatuar, kjo është ajo që mund t'i lejojë Shqipërisë që të kryeje një progres domethënës këtë vit”, ka theksuar Fyle.
Komisioneri i Zgjerimit tha se Shqipëria mbeti pas vitin e shkuar në rrugën e integrimit, për shkak të ngërçit politik. “Mungesa e gjithëpërfshirës është parë si një vetëplagosje këtu në Bruksel. Por në nëntor u tregua një mirëkuptim nga të gjithë palët e interesuara në Shqipëri , të cilat ripërtëritën angazhimin për procesin evropian. Që atëherë, ne kemi vërejtur që ky angazhim ka sjellë frytet e tij duke përforcuar karakterin e gjithëpërfshirës të reformave dhe hapave që janë të nevojshme për vendin për të ecur përpara. Ka pasur një periudhë shumë intensive muajt e fundit midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian: Plani i veprimit, avokati i popullit, janë aprovuar ligjet me tre të pestat. Gjërat nuk janë ndoshta perfekte, por gjërat janë duke ecur pa dyshim në drejtimin e duhur”, vijoi ai.
Fule tha se agjenda në Tiranë do të jetë shumë e ngjeshur gjatë së enjtes, ku midis të tjerash pritet edhe një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. “Do takohem me presidentin, kryeministrin, ministren e integrimit, ministrin e jashtëm, liderin e opozitës. Dhe jam shumë i interesuar që të mbaj një fjalim në parlamentin shqiptar. Mesazhi do jetë që politika shqiptare mundi të arrinte gjithëpërfshirjen dhe ne jemi gati që ta ndihmojmë Shqipërinë”, nënvizoi ai. /S.Ll/Start/
2012-04-30 16:05