E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimi i universiteteve nis lufta publik - privat

Universiteti i Tiranes Buxheti i arsimit Nuk permbush te gjitha kerkesat e arsimit te larte

Financimi i universiteteve publike e private me parate e taksapaguesve shqiptare nuk eshte propozuar drejt ne draftin fillestar qe u dergua muaj me pare per shqyrtim ne universitete.

Madje ky projekt duket se ka shume probleme e do te sjelle pabarazi kushte te veshtira kryesisht per universitetet publike duke favorizuar privatet. Nisur nga koha e diskutimeve ku njekohesisht me modelin e financimit te universiteteve realizohet edhe prezantimi i buxhetit per arsimin Universiteti i Tiranes ka dale hapur dje duke dhene arsyet e vendimit te senatit te UT-se si dhe duke shprehur pakenaqesite me qesen e parave qe do ti jepet arsimit te larte ne 2011.

Sipas Rektoratit te Universitetit te Tiranes buxheti i arsimit eshte shume larg objektivave te percaktuara nga qeveria dhe nuk permbush te gjitha kerkesat e arsimit te larte ne vend.

Dihet dhe pranohet nga te gjithe qe nxenesit e shkelqyer te shkollave te mesme vazhdojne studimet e arsimit te larte ne universitetet publike. Kjo nuk do te thote qe universitetet private duhen lene jashte vemendjes por ndihma me e madhe qe shteti mund tju jape ketyre universiteteve dhe studenteve qe vazhdojne ne to eshte kerkesa me rigorozitet e standardeve te cilesise sqaruan pedagoget e Universitetit te Tiranes. Ne dokumentin firmosur prej tyre thuhet se Kjo reforme nuk eshte se u pergjigjet problemeve reale dhe sfidave qe kane universitetet publike por duket sikur ka per qellim perfshirjen me cdo kusht te universiteteve private ne skemen e financimit. Transparenca e munguar ne hartimin e kesaj skeme dhe arsyet te cilat cuan ne propozimin nga ministria jo vetem qe lene per te deshiruar por te cojne edhe ne konkluzionin se kjo skeme eshte kerkuar lobuar dhe mbeshtetur qofte edhe publikisht nga ndonje universitet privat gje qe tregon mungese principialiteti ne kete proces.

Konkretisht lidhur me modelin e financimit te propozuar nga Ministria e Arsimit pedagoget e universitetit me te madh ne vend kane shprehur rezerva e presin me padurim rishqyrtim rikonfigurim e marrjen e nje vendimi te pershtatshem per shumicen e studenteve ne te mire te familjeve shqiptare. Qendrimi yne eshte qe ligji e garanton autonomine universitare qofte ne pikepamjen akademike dhe ate financiare por keto te dyja shkelen ne shume raste nga aktet nenligjore te paligjshme qe miratohen nga Ministria e Arsimit tha Ervin Demo pedagog i Fakultetit te Ekonomikut. Sipas tij nje nga ceshtjet qe senati i Universitetit te Tiranes ka ngritur ne shqyrtim lidhet me skemen. Kjo skeme eshte perjashtuese. Ministria e Arsimit do te marre buxhetin dhe do ta pjesetoje ate me nje numer te caktuar studentesh. Pjesa tjeter qe mbetet e zbuluar eshte e detyruar qe ta suportoje gjithe koston e edukimit vete sqaroi Demo.

Sot eshte momenti qe te gjitha kostot qe jane perballuar nga universitetet publike duhet tju jepet nje pergjigje serioze nga te gjithe aktoret dhe faktoret. Debati publik duhet te perqendrohet ne problemet reale qe kane universitetet publike. Disa prej tyre jane pengesat e vazhdueshme qe u jane krijuar universiteteve publike problemet e financimit qe keto universitete kane problemin e pagave qe ka stafi akademik i universiteteve publike zhvillimin e infrastruktures dhe mbi te gjitha autonomia reale qe ka munguar gjate gjithe historise se universiteteve publike kane sqaruar bashkerisht ne nje dokument zyrtar anetaret e senatit te Universitetit te Tiranes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›