E Diel, 1 Nëntor 2026

Tradhtia universale dhe skuadra e futbollit e femijerise

GURI FILOZOFAL

Persiatje mbi nje bisede te lene pergjysme ne pyetjen Ndersa tradhtojme gjithcka dhe perhere perse nuk e tradhtojme kurre skuadren e zemres

Ne nje nga bisedat mbremjesore mes miqsh ku flitej per gjithcka qe nga politika e dites librat e rinj vera vdekja dhe eklipsi i afert i henes dashuria pasion e cila ka nevoje per mrekullira dhe per konfirmim te perditshem qe te mbahet gjalle e per kete arsye jeton aq pak miqesia dhe dashuria platonike si pothuaj te vetmet ndjenja me jete te gjithjetshme besimi i Borges-it te teologjia si nje letersi fantastikehellip e gjer te jeta e gjalle ku njerezit ndryshojne perdite e pra kur gjithcka po zihej ngoje nje mikesha jone mori ne sy te rrefente brengen e saj te fundit e cila sipas saj qe nga me te medhate e atyre kohera ne mos me e madhja fare. Behej fjale per nje ngjarje te ndodhur pak net me pare dhe per te dashurin qe ishte edhe miku i saj ajo i meshonte shume kesaj te fundit miqesise se kahershme qe i lidhte e cila ne nje moment kish kapercyer pertej dhe qe pat qene fat e dhurate perendish pasi e shijonin mrekullishthellip e nisi rrefimin me fjalet-prelud se pat besuar vertet te dashuria e tyre dhe se i konsideronte mbremjet intime me te qe sishin fort te shpeshta dhe te kollajta per hir te jetes se tyre te komplikuar akte te shenjta qe nga pergatitja dhe gjer te perjetimi dhe qe tani brenda brenges sia falte vetes naivitetin foshnjarak qe pat rrefyerhellip Kish ndodhur qe mbremjen e planifikuar per te qene intime i dashuri qe zhdukur pa njoftuar per asgje dhe kish nderprere cdo komunikim duke e lene vajzen vetmitare ne shtratin e dashurise se tyre dhe brenda tmerrit se dicka e rende per jeten e tij duhet te kish bere vaki dhe ai kish vazhduar te heshtte edhe te nesermen me nje heshtje vrastare per te dashuren dhe mikeshen qe vuante martiren zeulet mikesha na pohoi se ajo qe e kish lebetitur realisht asaj nate te munguar qe erresira e padijes frika nga e keqja dhe aspak pandehma se mund te kish ikur me ndonje femer tjeter apo te qe larguar pergjithmone prej saj gjer kur u zbulua se kishte qene mire e bukur ne nje udhetim jashte qytetithellip Gjykimet tona zune te frushullonin si shigjeta te shkrehura prej harkut Po si Nuk gjeti dot asnje mundesi te vogel per te telefonuar Asnje mesazh njoftimi nuk dergoi dot Te kete qene e menduar me pare po perse me cqellim Jo po kjo nuk eshte as njerezore Cfare cinizmi kozmik Po miqesia si u shkel miqesia Eumlshte tradhti tradhtar safi Ctradhtar mjeran thuaj Pasketaj biseda shenjoi tradhtine e shumellojte tradhtine e shumefaqte tradhtine e rendomte por perhere rreqethese tradhtine e perhershme dhe universale me te cilen nuk mesohesh dot kurre ndonese eshte e perditshme tradhtine qe skursen asgje dhe asnje njelloj si Mortjahellip

Vertet u hodh e tha dikush Tradhtojme cdo gje dhe kedo gjer mikun e ngushte gruan te dashuren prinderit femijethellip asgje nuk i shpetonhellip Sa tradhti ke ne gishta Tradhti me diamant me gure smeraldi tradhti me rubinehellip po mbi buze cngjyre tradhtie ke vene Ketij lloj kostumi i shkon nje tradhti-papijon eshte teper i sojmehellip Dhe ndersa pinim vere dhe qeme zhytur ne trishtimin e tradhtise si semundje njerezore pa shpetim dhe pa derman nje gezim i befte beri nje nga miqte te briste gati me ze te larte Ka dicka qe nuk tradhtohet kurrehellip U beme gjithe sy e vesh dhe pritem te degjonim se cmund te qe kjo gje e pavakishme Skuadra e futbollit qe zgjedhim ne femijeri - sna la te pyesnim gjate miku yne. - Ajo nuk ndryshon kurre vend ne zemren tone cfaredo qe ti ndodhe sado humbese te behethellip ajo eshte fitimtarja e dikurshme dhe ashtu mbetet perhere skuadra jone. Per te brohorasim per te lendohemi per te luftojmehellip He a seshte keshtu Si e shpjegoni ju kete

Une per hesapin tim nuk di ta shpjegoj eshte fenomen mashkullor pothuajhellip vetem e kam zili iu pergjigja une. Gjithsesi asaj mbremje dhe plot te tjerave kur e shpija mendjen aty arrija vetem te gjykoja se ajo besnikeri e perkore lidhej ngushtesisht me femijerine dhe besnikerine ndaj saj. Por nuk dija si nuk isha ne gjendje te kuptoja ate proces shpirteror a mendor a te dyja bashke qe e bente te mundur kete mrekulli njerezore qe mbante arome perjetesie te vertete. Per nje gje isha e sigurt mbi te gjitha behej fjale per nje produkt te larte shpirteror... nje si besedhenie supreme nje besim nje fe nje religjion krejt i vecante...

Domosdo nuk qe e lehte te zhbiroje proceset e shpirtit. Ktheva syte nga filozofia e besimit njerezor ne dicka te David Hume-it te cilin ai e quan Belief dhe qe e trajton ndjenjen si racionalitet

Aktiviteti i shpirtit qe perben besimin ne dicka duket te jete gjer me sot nje nga misteret me te medha te filozofise ndonese askush nuk ka dyshuar se ekzistonte ndonje veshtiresi per ta shpjeguar - thote ai. - Me duhet te pranoj se une vete kam hasur nje veshtiresi te konsiderueshme ne kete se dhe kur me ngjan se e kuptoj persosmerisht ceshtjen nuk gjej fjalet per te shprehur ate qe dua te them. Perfundimi shume evident sipas meje eshte se nje opinion apo besim nuk eshte vecse nje ide e cila eshte e ndryshme nga nje fiksion rremtesi jo ne lidhje me natyren apo me rendin e pjeseve te saj por me menyren se si eshte konceptuar. Por kur dua ta shpjegoj kete menyre mezi arrij te gjej ndonje fjale qe i pergjigjet teresisht ekspozese sime dhe jam i detyruar te perdor ndjenjen e gjithsecilit per te dhene nje nocion te persosur te ketij aktiviteti te shpirtit.

Ne pershkrimin qe filozofi skocez i ben besimit njerezor brenda nje realizmi natyralist e konsideron ate si nje aktivitet mendor qe shoqeron funksione te ndryshme te intelektit dhe qe drejtohet nga rregulla asociative te pavarura nga intelekti. Qendrueshmeria e ketij besimi buron nga eksperienca besimi mbeshtetet ne pershtypjen e momentit dhe ky eshte nje nga parimet e natyrshme te tij. Besimi eshte i pavarur nga arsyeja nje nga bazat e tij eshte zakoni.

Duke ndjekur kete logjike te filozofise se Hume-it skuadra e zemres perzgjidhet skuadra fitimtare e asaj te tashmeje e asaj kohe kur behet e mundur perzgjedhja e tashmja e femijerise pra dhe kjo realizohet ne baze te nje ndenje dhe te nje zakoni te paracaktuar zakonit apo te mesuarit per ta pare skuadren e zemres fitimtare. Por sa here fiton skuadra jone e zgjedhur Per sa kohe ajo eshte fitimtare Kjo nuk ka me rendesi procesi i belief-it i krijimit te besimit tashme eshte kryer. Edhe nepermjet forces se zakonit. Zakoni - thote Hume-i - behet atehere udheheqesi i madh i jetes njerezore. Vetem ky parim e kthen eksperiencen ne dicka perfituese dhe na ben te shpresojme se ne te ardhmen do te kemi te njejtin rezultat per nje ngjarje te caktuar me ate qe jemi mesuar te shikojme ne te shkuaren.

Dhe me sa duket kjo shprese shkon gjer ne fund te jetes njerezore.

Arsyeja eshte krejt e pafuqishme thote peshkopi Berkeley ne perqasje te temes per te cilen po flasim eshte i domosdoshem vetem nje akt bese. Me te perzgjedhja mund te behet nepermjet nje intuite baze e cila i ka rrenjet tek emocioni fitorja e skuadres kandidate per tu perzgjedhur dhe eshte e njejte si te njeriu i eger ashtu edhe te femijahellip Ky akt bese ky belief qe vulos perzgjedhjen e skuadres se zemres ne femijeri mbetet i shenjte pasi kjo eshte natyra e tij behet pjese e qenesishme e unit tone.

Dhe e perfytyrova femijerine e pazhbeshme dhe te pandryshueshme si nje arkeze ku gjithsecili kish kycur brenda skuadren e tij te zemres dhe e kish hedhur celesin ujerave te jetes ku ajo lundronte perjetesisht...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›