E Diel, 1 Nëntor 2026

"Financimi i universiteteve, pse nuk mund te realizohet" Luljeta Ndoka

Konferenca "Reforma Financiare ne Arsimin e Larte - Plani Kuader i Veprimit ", ka ndezur dje diskutime e debate ne lidhje me reformen e re te financimit qe eshte propozuar nga MASH-i. Grupet e interesit, te pranishme ne konference, kane shprehur skepticizmin e tyre ne lidhje me zbatueshmerine e reformes ne vendin tone, ose te pakten, per disa pika te caktuara. Kryesisht, kundershtite kane pasur te bejne me ceshtjen e financimit te universiteteve private, gje qe duket se nuk iu ka shkuar per shtat drejtuesve te universiteteve publike. I pari qe eshte shprehur skeptik per zbatimin e kesaj reforme ne Shqiperi, ka qene ministri i Financave, Ritvan Bode. Shkak per kete kundershti, duket se jane bere mundesite e kufizuara te financave publike. Sipas tij, kjo skeme e re financimi nuk perputhet me mundesite financiare te vendit tone. Kunder skemes se re te financimit jane shprehur dhe rektoret e universiteteve shteterore, si dhe senati i Universitetit te Tiranes, te cilet jane kunder dhenies se fondeve publike per universitetet private. Ata kane konstatuar se drafti nuk ka lidhje me situaten financiare dhe ne kete material, nuk gjendet ndonje vleresim i situates aktuale te arsimit ne Shqiperi, ne lidhje me financimin. Ata jane shprehur se eshte shume e rendesishme kryerja e nje vleresimi dhe studimi te tille, per kete reforme qe kerkohet te behet. "Ne material flitet per operimin e universiteteve private si nje organizate jofitimprurese. Edhe ne kete ceshtje lindin nje sere pikepyetjesh te tipit: sa e kontrollueshme eshte nga ana e shtetit qe keto universitete kane kete status, pra, te organizates jofitimprurese dhe si do te ishte ky kontroll, kur praktika aktuale e pranuar nga vete ky material, ka treguar se deri tani shteti nuk ka arritur te beje kontrollin dhe monitorimin e universiteteve private",- jane shprehur rektoret. Aktualisht, universitetet publike financohen nga buxheti i shtetit, si dhe mbajne 90 per qind te te ardhurave dytesore, qe grumbullohen nga tarifat e studenteve, ndersa 10 per qind derdhet ne arken e shtetit. Keto te ardhura perdoren per nevojat emergjente per pajisje nga vete institucioni. Ndersa, universitetet jo publike mbahen teresisht nga tarifat e studenteve. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, gjate konferences kombetare per financimin e universiteteve shpjegoi se studimi eshte gati dhe plani i veprimit eshte derguar per miratim ne Keshillin e Ministrave. Ndersa Berisha ka deklaruar se keto universitete kane kontributin e tyre. "Gjate ketyre viteve, universitetet jane pershtatur ndjeshem, kane bere perpjekje te medha per t'u pershtatur me tregun dhe kushtet e reja. Sot, ne keto universitete zhvillohen mbi 530 programe. Ne universitetet e Shqiperise, ndoshta ne nje rast unik, ka ndodhur qe ne nje hark te shkurter kohor 3-4 -vjecar, numri i studenteve te rritet nga 52 mije ne 138 mije",- tha Kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›