E Diel, 1 Nëntor 2026

Financimi i universiteteve

Ne gjithe vendin numerohen 50 universitete publike e private te cilat ne gjysmen e vitit te ardhshem do te listohen sipas cilesise se tyre.

Por a eshte i mjaftueshem ky projekt per te vendosur standardet ne sistemin universitar shqiptar

Rektorati i Universitetit te Tiranes ka saktesuar se eshte domosdoshmeri perfundimi i procesit te akreditimit i cili mund te coje ne mbylljen e shume universiteteve private qe nuk permbushin kushtet.

Eumlshte nje proces i cili merr ne konsiderate te gjitha elementet e nje universiteti qofte nga menyra se si zhvillohet mesimi didaktika qe perdoret aftesite qe kane pedagoget. Gjithcka shikohet ne menyre integrale. Ndersa rankimi eshte nje proces shume siperfaqesor i cili nuk mundet qe te paraqese cfare realisht nje universitet ofron. Nese ne bejme akreditim ne Shqiperi nje pjese e konsiderueshme e universiteteve qe sot jane licencuar nuk mund te jene me operues ne treg ose duhet te ndryshojne ne menyre drastike ose duhet te mbyllen perfundimisht eshte shprehur Ervin Demo drejtor i Departamentit te Komunikimit ne Rektorat.

Ministri i Arsimit ka deklaruar se pas perfundimit te listimit te universiteteve do te nise edhe reforma per financimim e te gjitha universiteteve me fondet publike sipas nje projekti te qeverise.

Por kjo nisme eshte kundershtuar nga te gjithe keshillat e fakulteteve publike.

Edhe reforma financiare ne te njejten llogjik ka nje tendence per te ndihmuar institucione qe realisht kane ose nuk plotesojne standardet. Te gjitha prononcimet e cdo fakulteti jane kunder skemes se financimit tha Demo.

Ne buxhetin e vitit 2011 parashikohet qe fondet per arsimin universitar te jene rreth 6 miliarde leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›