E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fincantieri Albania” në Vlorë, Nufi në divizionin e anijeve detare në Itali: Njohje me praktikat më të mira

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Në kuadër të partneritetit me FINCANTIERI, ministri i Mbrojtjes  Ermal Nufi zhvilloi një vizitë në divizionin e Anijeve Detare të kompanisë në Muggiano (Itali).

Kjo është një prej qendrave më të rëndësishme të ndërtimit të anijeve ushtarake dhe sistemeve detare në Evropë.

Gjatë vizitës në kantier, ministri u njoh nga afër me proceset e projektimit, prodhimit dhe integrimit të platformave moderne detare, si dhe me standardet e avancuara të menaxhimit industrial, kontrollit të cilësisë dhe organizimit të një kantieri të integruar të ndërtimit të anijeve.

Në publikimin e tij në rrjete sociale, ministri Nufi nënvizoi se, “vizita shërbeu si një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat më të mira të FINCANTIERI, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve industriale në Shqipëri dhe zbatimit të projektit të përbashkët “Fincantieri Albania” në Vlorë”.

1 nga 3

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›