E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fini, Berishës: Po lobojmë për heqjen e vizave

Presidenti i Dhomës së Deputetëve Italianë, Gianfranco Fini, përcolli dje në Tiranë mbështetjen e qeverisë së tij për procesin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi edhe progresin e bërë mes dy vendeve në kuadër të luftës ndaj kriminalitetit, trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike. Por, sipas kreut të Dhomës së Ulët të Parlamentit Italian, procesi i liberalizimit të vizave do të bazohet në meritat e cdo vendi që aplikuar për këtë proces. Procesi i vizave duhet të bazohet mbi merita. Italia është duke punuar gjerësisht për procesin e liberalizimit të vizave që është i rëndësishëm, pavarësisht provave të shumta që i është dashur të kapërcejë Shqipëria. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare, Berisha, theksoi se procesi i integrimit është përparësi e qeverisë dhe interesi kombëtar i shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›