E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kanë dëgjuar kritikat

Përfaqësues të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE’së dhe EULEX’it nuk kanë pranuar të komentojnë për kritikat që dy zyrtarë të lartë të vendit - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Kryeministri Hashim Thaçi - ua kanë bërë atyre për shkak të bastisjes në Ministrinë e Transporteve.

Thaçi dhe Krasniqi, në paraqitjet e para publike rreth “rastit Limaj”, kanë akuzuar EULEX’in duke e quajtur aksionin policor të këtij misioni spektakël, joprofesional dhe përpjekje për linçim.
Kjo edhe ka shënuar përplasjen më të madhe mes institucioneve të vendit dhe pranisë ndërkombëtare në vend që prej instalimit të saj.

Kryeministri Hashim Thaçi më së shumti ka sulmuar Përfaqësuesin e BE’së Pieter Feith i cili ushtron edhe detyrën e Shefit të ICO’s si nxitësin kryesor të bastisjes në MTPT. Sipas Thaçit, kjo përbën ndërhyrje të politikës në drejtësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›