E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fini në Tiranë me ftesë të Topallit

 

Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Xhanfranko Fini, do të vijë nesër në një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli. Në orën 10:30 të së hënës, Fini do të pritet në takim nga Kryetarja Topalli dhe më pas do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Fini do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Berisha dhe Presidenti Topi. Në seancën plenare të po kësaj dite, që zhvillon punimet në orën 18:00, Fini do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me fjalën: “Marrëdhëniet italo-shqiptare në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, në prani edhe të trupit diplomatik, të ftuar me këtë rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›