E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në “Fiera del Levante”, takon Berluskonin

 

Presidenti Bamir Topi ka takuar dje kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni gjatë ceremonisë së edicionit të 72-të të “Fiera del Levantes” në Bari. Kreu i qeverisë italiane përshëndeti praninë e presidentit shqiptar në këtë eveniment duke u shprehur: “E konsiderojmë Shqipërinë si një treg të rëndësishëm për prodhimet tona”. Topi u takua dhe shkëmbeu mendime dhe ndau pikëpamjet edhe me Kryeministrin maqedonas, Nikolas Gruevski, me Presidentin e provincës së Puljas, Vinçenco Divela, me kryetarin e Bashkisë së Barit, Mikele Emiliano, me presidentin e “Fiera del Levantes”, Kosimo Laçirinjola, si dhe me mjaft personalitete, drejtues dhe përfaqësues të spikatur të biznesit italian dhe mesdhetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›