Putin, akuza SHBA-së për borxhin

Presidenti rus Vlladimir Putin ka akuzuar SHBA-në se po vepron si “parazit” në ekonominë botërore duke lejuar grumbullimin e borxhit masiv, që kërcënon të lëkundë financat globale.
“Shteti po jeton në borxh. Nuk po jeton brenda mundësive të tij, duke kaluar peshën e përgjegjësisë në vendet e tjera, dhe në një mënyrë po vepron si një parazit”, ka cituar Putin.
Ai thuhet të ketë bërë këto komente në Rusinë qendrore, para një grupi të rinjsh që mbështesin Kremlinin.