E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, Las Vegasi i lojrave të fatit

Lojrat e Fatit vazhdojnë te jenë një industri fitimprurëse, jo vetëm për kompanitë e këtyre lojrave, por edhe për të ardhurat që merr shteti përmes taksave.

Drejtori i Përgjithshëm në Njësinë e Mbikqyerjes së Lojrave të Fatit, Avdi Mataj, I tha Telegrafit, se të flasësh për Lojrat e Fatit është reklamë e dyfishtë, pozitive për fitimet që i sjell shtetit nepërmjet taksave dhe reklamë negative për njerëzit.

Zoti Mataj theksoi se ka një kërkesë të madhe për hapjen e biznesit të Lojrave të Fatit, ku vetëm në Tiranë dhe Durrës ka 115 kazino të klasifikuara si kategori e parë e këtij biznesi.

Ai nënvizoi se biznesi e Kazinove në Shqipëri është aq i përhapur, sa mund të krahasohet me vendin që njihet për këtë biznes, Las Vegasin.

Industria e Lojrave të Fatit vazhdon të ketë një shtrirje të gjërë në Ballkan dhe Shqipëria zë një vend të rëndësishëm në këtë biznes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›