E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Finlanda kërkesë për anëtarësim në NATO: Forcojmë sigurinë e vendit!

Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin, në një deklaratë të përbashkët, kanë bërë me dije se Finlanda do të aplikojë për anëtarësimin në NATO. Sipas Niinisto dhe Marin, anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e Finlandës. Presidenti dhe kryeministrja finlandeze gjatë deklaratës së përbashkët thanë se hapat kombëtarë që duhen për të marrë vendimin për anëtarësimin e vendit të tyre në NATO do të ndërmerren brenda pak ditësh.

Presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin do të dalin sërish në një deklaratë të përbashkët në 10:00 me kohën lokale (07:00 GMT) për të njoftuar vendimin e marrë. Presidenti Sauli Niinisto tha se vendi, i cili ndan një kufi prej 810 miljesh dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, duhet të aplikojë për anëtarësim në organizatë “pa vonesë”.

“Anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e Finlandës. Si një anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte të gjithë aleancën e mbrojtjes. Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë. Shpresojmë që hapat kombëtarë që duhen ende për të marrë këtë vendim do të ndërmerren me shpejtësi brenda pak ditësh. Ka nevojë për kohë që parlamenti dhe e gjithë shoqëria të vendosin qëndrimet e tyre për këtë çështje. Është dashur kohë për kontakte të ngushta ndërkombëtare me NATO-n dhe vendet anëtare të saj, si dhe me Suedinë. Ne kemi dashur t’i japim hapësirën diskutimit”, thuhet në deklaratën e përbashkët, raporton CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›