Lufta/ Lirohen 12 pengje nga Hamasi, kthehen në Izrael

Ushtria izraelite ka deklaruar se 12 pengje të tjerë janë liruar nga Hamasi dhe janë larguar nga Gaza, ndërsa ndodhen në territorin izraelit
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se grupi përbëhet nga dhjetë qytetarë izraelitë dhe dy tajlandez.
Ndërkohë, Shërbimi i Burgjeve të Izraelit (IPS) ka konfirmuar se 30 palestinezë janë liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit.
IPS deklaroi se të gjithë të burgosurit u liruan nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor dhe Qendra e Paraburgimit të Jerusalemit.
Ata u bashkohen 150 palestinezëve të tjerë, kryesisht gra dhe djem adoleshentë, të cilët deri më tani janë liruar nga burgjet izraelite që nga e premtja si pjesë e armëpushimit.
Është dita e pestë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, pasi dje (27 nëntor) u ra dakord për një shtyrje prej 48 orësh./ BBC
/rtsh.al/