Rusi, sot merret vendimi për Pussy Riot
Një gjykatë në Moskë do të marrë sot vendimin në rastin e ashtuquajtur Pussy Riot.
Tri anëtaret e grupit të muzikës rock janë akuzuar për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare, pasi performuan në muajin shkurt një, siç e quajnë ato, falje punk në një kishë në Moskë.
Vajzat e Pussy Riot mohojnë të kenë pasur për qëllim fyerjen e besimtarëve, duke thënë se protesta e 21 shkurtit ishte pjese e një lëvizjeje të gjerë kundër kthimit në Kremlin të presidentit Vladimir Putin.
Rasti ka shkaktuar një valë reagimesh ndërkombëtare e në të njëjtën kohë, vuri në pah mbështetjen që gëzon grupi i vajzave të reja ruse. Mikail Fedotoz, nga zyra për të drejtat të njeriut e presidentit Putin, e cilësoi gjykimin një turp.
Gjykatësi i rastit thuhet se është nën mbrojtje, pas marrjes së një varg telefonatash kërcënuese.
17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Rusi, sot merret vendimi për Pussy Riot burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip