Haxhinasto: Monitorim sektorit minerar

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto zhvilloi të premten një takim me subjekte minerare ku u diskutuan problematikat që shoqërojnë punën në këtë sektor me impakt të ndjeshëm në prodhimin e brendshëm minerar, bilancin tregtar, punësimin dhe zhvillimin e zonave rurale. Haxhinasto paraqiti objektivat e reja strategjike dhe masat përkatëse, mbi të cilat me një plan të ri masash ministria e Ekonomisë do të nisë shpejt monitorimin në mbrojtje të ligjit dhe zbatimit të të gjitha kontratave minerare të dhëna deri sot, gjithsej 1600.
"Konsolidim të sektorit minerar, mënjanim i copëzimit të tejskajshëm me synim rritjen e rendimentit, rritje e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese për të rritur vlerën, rritje e sigurisë në punë dhe mbrojtje të mjedisit, janë synimet strategjike, për të cilat do të kërkojmë të zbatohen me standarde", tha Haxhinasto duke prezantuar objektivat kryesore ku do të mbështetet puna në sektorin minerar. Ai vlerësoi arritjet në 2011 të sektorit dhe në vijim ku prodhimi minerar nga 1600 subjekte të licencuara dhe me kontrata me METE-n arriti në 7,8 milionë ton, një vlerë eksporti 340 milionë euro dhe 9.820 të punësuar të rinj. Haxhinasto kritikoi fragmentarizimin e tejskajshëm të sektorit minerar dhe paligjshmërinë dhe kërkoi "riorganizim të punës për të risjellë ligjshmërinë në këtë sektor".
Sipas tij, "nuk do të lejohet më shfrytëzim jo ligjor me pasoja të rënda për sigurinë e jetës, pasi 90% e rasteve të aksidenteve me pasoja të rënda në miniera kanë ndodhur nga subjekte të palicencuara në zonat minerare". Zëvendëskryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto prezantoi masat që ministria ka nisur ku përveç riaktivizimit të Task-force në zonat minerare, do të monitorohen kontratat në drejtim të investimeve që duhet të kryejnë subjektet e licencuara, zbatimi i standardeve për mbrojtjen mjedisore, etj.
"Do të bashkëpunohet me të gjitha strukturat përgjegjëse për këtë qëllim dhe me ministrinë e Mjedisit", tha ai, ndërsa kërkoi që të gjitha subjektet private të realizojnë sipas kontratave planet e investimeve. "Në monitorim do të përfshihet edhe AKBN, e cila do të kërkojë zbatimin e planit të investimit, plotësimin e kushteve për sigurinë në punë dhe standardeve mjedisore", tha Haxhinasto. /Start/
2012-08-17 15:28