E Diel, 1 Nëntor 2026

Finlanda tërheq trupat nga Kosova

Finlanda i ka dhënë fund pjesëmarrjes së saj me forcat ushtarake të NATO-s në Kosovë duke tërhequr zyrtarisht sot gati të gjithë kontingjentin e saj ushtarak, bënë me dije trupat ushtarake finlandeze.
“Prania e njësisë ushtarake finlandeze në Kosovë merr fund më 31 dhjetor 2010, ka bërë me dije armata finlandeze përmes një komunikate, cituar nga AFP-ja.

Disa dhjetëra ushtarë finlandezë gjithsesi do të qëndrojnë në Kosovë. Dhjetë oficerë do të punojnë në kuadër të KFOR-it, forca e NATO-s në Kosovë, dhe dhjetëra të tjerë do të qëndrojnë pranë seksionit të ndërlidhjes dhe mbikëqyrjes.

Trupat finlandeze kanë qenë ndër të parat që morën pjesë në misionin e KFOR-it, në vitin 1999, pasi NATO u detyrua të përdorë gjuhën e forcës ndaj besnikëve të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç për t’u tërhequr nga Kosova. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Pavarësia e saj është njohur prej 72 vendeve të ndryshme të botës. Finlanda e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur në 7 mars të vitit 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›