E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje zgjidhje ne horizont per Bregun e Fildishte

Dy ore te plota zgjati takimi i presidenteve te tre vendeve afrikane me Laurent Gbagbon i cili nuk do te largohet nga pushteti. Per pembajtjen e bisedimeve nuk dihet asgje sepse asnje prej pjesemarresve nuk ishte i gatshem per komente. E sigurt duket vetem nje Gbagbo nuk do te largohet nga pushteti. ECOWAS-i megjithate do te vazhdoje perpjekjet per gjetjen e nje zgjidhje paqesore dhe angazhohet per dialog.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lideri i opozites Alassane Ouattara i njohur nga komuniteti nderkombetar si fitues i zgjedhjeve presidenciale ne Bregun e Fildishte. Opozita nuk i ka humbur shpresat

Patrick Achi zedhenes i kandidatit opozitar i cili ka fituar zgjedhjet e fundit presidenciale Alassane Ouattara deri tani nuk ka asnje shkak per shqetesim.

Statusi i presidentit Ouattara nuk eshte ne dileme. Tani po behet fjale vetem per kushtet per terheqjen e ish-presidentit Gbagbo. Vetem keto kushte mund te diskutohen.

Megjithate Laurent Gbagbo ka fituar kohe me negociatat e fundit dhe ne kete menyre gjendja eshte shtendosur. Nje proteste e paralajmeruar per diten e merkure 29.12. e simpatizanteve te tij eshte shtyre me shpejgimin se diplomacise duhet ti jepet nje shans.

Gbabgo perpiqet te fitoje kohe por nuk heq dore nga pushteti

Por Gbagbo serish ka treguar kthetrat ne radhe te pare ne drejtim te Parisit. Franca duket se ka planifikuar largimin e ambasadorit te deritanishem nje njeri te Gbagbos. Ai do te zevendesoshet nga nje perfaqesues i Ouattaras. Gbagbos nuk i pelqen fare kjo sjellje e Parisit. Zedhenesi i tij Ahoua Don Mello tha

Qeveria kumton se ka te drejten qe te sillet ne te njejten menyre dhe te perfundoje misionin e ambasadoreve te vendeve te caktuara.

Gbagbo i vetem kunder gjithe botes kjo duket se u pelqen ithtareve te tij ne Bregun e Fildishte. Te marten ne mbremje 28.12. masa e njerezve ka ndaluar nje konvoj te OKB-se ne Abixhan. Me kete rast eshte lenduar edhe nje ushtar helmetkalter. Zedhenesi i misionit te OKB-se ne Bregun e Fildishte Hamadou Tour thote

Bildunterschrift Me shume se 170 vete kane humbur jeten ne Bregun e Fildishte qe prej zgjedhjeve presidenciale.Ky nuk eshte incidenti i pare por dallon nga te tjere per nga intensiteti. Automjeti eshte bllokuar edhe i eshte vene flaka ndersa njerezit jane kercenuar fizikisht. Helmetkalterit kane humbur rrugen dhe jane futur ne nje zone te gabuar ndryshe kjo nuk do te ndodhte.

Vecanerisht e rende per OKB-ne eshte se incidenti ka perfunduar vetem pas nderhyrjes se ushtrise e cila eshte nen komanden e Gbagbos kundershtarit te OKB-se. Nderkohe qe ne OKB eshte pranuar ambasadori i ri i emeruar prej kandidatit te opozites Ouattara. Me mijera njerez tashme kane filluar te ikin nga shtepite e tyre nga frika prej dhunes. Qe prej zgjedhjeve presidenciale deri tani ne kete vend jane vrare te pakten 170 vete.

Autor Marc Dugge / Bahri Cani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›