Shprehet solidaritet me te burgosurit ne Bjellorusi

Rrofte Bjellorusia dhe Largohu - keshtu thirren dhjetera mijera vete kur menjehere pas zgjedhjeve ecnin neper rruget me bore te kryeqytetit Minsk. Shume prej tyre u rrahen gjate ose pas demonstrates ne menyre brutale nga policia. Siazhuk Semianuk kishte planifikuar qe te shkonte ne demonstrate por puna e tij si vezhgues zgjedhjesh e beri pastaj qe te qendronte me gjate ne lokalin elektoral 104 ne Minsk.
Kur mbaruam punen ne oren 1 te nates ishte shume vone. Njerezit po i debonin. Ne sekondat e para ishin kaq te deshperuar. Njerezit i rrihnin dhe ne nuk ishim atje tha ai.
Thirrje ne internet per te grumbulluar ndihma
Me shume se 600 demonstrues u arrestuan me 19 dhjetor. Nje dite me pas ata u zgjuan mbi dyshemene e ftohte ne nje nga burgjet e Minskut. Ne televizionin shteteror demonstruesit u paraqiten si te alkoolizuar dhe si gangstere te nxitur me para perendimore. Nje pjese e popullit i denoi protestat. Por ka edhe zera si te Semianukut
Diten ne vazhdim ne mesuam se ne gjyqe dhe ne burgje ndodhen qindra vete. Ata kishin nevoje per ndihme. Ne thjesht nuk kishim alternative tjeter. Ne qe jemi te lire duhet te bejme gjithcka per ti ndihmuar keta njerez.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga aksioni i protestes i opozites
Semianiuku dhe shoket e tij u bene thirrje njerezvene internet qe te dhurojne sende dhe para per te arrestuarit. 20 minuta me vone erdhi donacioni i pare kujton Semianiuku. Me pas qindra vete sollen rroba te ngrohta thase te posacem per fjetje artikuj higjenike ushqime dhe libra - gjithcka per te cilen mund te kishin nevoje te arrestuarit. Per te koordinuar percjelljen e paketave vullnetaret ngriten nje faqe interneti. Aksionin e ndihmes ata e quajten engjejt mbrojtes.
Nje vale te tille te gjere te solidaritetit me opoziten nuk ka pasur kurre ne Bjellorusi thote Semianiuku.
Solidariteti i krijuar nga halli tregon se bjelloruset mund te rezistojne shume mire. Ne duhet te caktojme synime te perbashketa dhe te punojme per to. Kjo eshte e mundur shpjegon ai.
Ditet e fundit para vitit te ri Semianiuku dhe ndihmes te tjere duan ti kalojne para burgut. Te burgosurit qe i denuan me 10 dite burg do te lirohen te paret me 29 dhjetor. Ndihmesit duan ti presin ata ne menyre ceremoniale.
Autor Olga Kohl/Auron Dodi
Redaktoi Bahri Cani