Mustafa: Forcimi i policisë gjyqësore jetike për vendin

Forcimi i policisë, gjyqësorit dhe doganave janë çështje jetike për funksionimin e shtetit të fortë ligjor dhe demokratik, tha sot kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një takimi në prag të ndërrimit të viteve me udhëheqësit e drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës.
Ai ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë që Policia e Kosovës i ka afruar Komunës së Prishtinës për organizimin, mbikëqyrjen dhe kryerjen e shumë punëve të përbashkëta.
"Kosova nuk do të jetë shtet i fuqishëm nëse nuk do të mund të krijojë një polici të fuqishme, një gjyqësor të fuqishëm dhe të pavarur dhe një sistem doganor efikas dhe të fortë. Forcimi i këtyre komponentëve është jetik për funksionimin normal të shtetit të Kosovës”, tha Mustafa.
Nga ana e tyre zyrtarët policor falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen dhe theksuan angazhimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me Komunën e Prishtinës edhe gjatë vitit 2011.