Finlandë, fitojnë ekstremistët e djathtë, frikësohet Greqia

Timo Soini, lideri i Finlandezëve të Vërtetetë
Të djathtët ekstremistë kanë fituar një përqindje të madhe në Finlandë, në mënyrë të pabesueshme. Kjo ka bërë që në Europë të ketë frikë, për shkak se Partia e Vërtetë e Finlandës, e cila ka fituar 19% të votave, synon që të pengojë planin e shpëtimit për vendet në krizë të Bashkimit Europian, si Greqia, Portugalia dhe Irlanda.
Ekstremistët e djathtë tashmë kanë nisur bisedimet për të hyrë në qeveri, duke qenë se partia që ka dalë e para në këto zgjedhje, ajo e kryeministrit aktual, Mari Kiviniemi, ka fituar vetëm 20.4%.
Situata bëhet më shqetësuese për BE-në, duke qenë se partitë ekstremiste gjithmonë e më shmë po fitojnë terren, siç është rasti i Francës apo Holandës.
Partia e Vërtetë e Finlandës njihet edhe për qëndrimet e ashpra kundër homoseksualeve dhe abortit dhe ka deklaruar më shumë se një herë se do të ndërmarrë masa ndaj këtyre problemeve.