E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kandidati Mziu, do të vijojë me projektet në Kamzë

Në vijim të turit të prezantimit të kandidatëve për drejtues vendor, kryeministri Berisha ka mbërritur në Kamëz, për të shpallur rikandidimin e kryetarit aktual Xhelal Mziu. Para banorëve të Kamzës, Berisha tha se kandidati demokrat do të vijojë me projektet e nisura në Kamzë, projekte këto që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës, me shtimin e shkollave për banorët dhe me proçesin e legalizimit të banesave të kësaj zone. 4 vitet që vijnë, do ndërtojnë stadiumin, do ndërtojnë Pallatin e Sportit, kinemaja moderne etj.
 

“Unë mbështes Xhelal Mziun sepse në katër vite, në qytetin tuaj, bizneset nga 600 numërohen në1800 biznese, taksat në këtë Bashki janë ulur 3 herë sesa në Tiranë, të ardhurat në këtë Bashki janë rritur me katër herë sesa katër vite më parë. Qyteti ka rrjetin energjetik elektrik të ri me një investim 10 mijë euro. Ka Pallatin e Kulturës, shërbimet dixhitale me modernet për biznesin dhe për shërbimet e tjera. 4 vitet që vijnë, do ndërtojnë stadiumin, Pallatin e Sportit, do ndërtohet një nga kinematë më moderne”.
 

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, i cili rikandidon për drejtimin e Bashkisë së Kamzës, tha se vota e 8 majit do ti adresohet veçse interesave të banorëve të kësaj zone. Projekti im për Kamzën tha Mziu, është projekti juaj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›