E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi: Incidentet në fushatë, të dënueshme

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dënuar incidentet e fundit në fushatën zgjedhore. Sipas presidentit, incidentet janë të dënueshme nga ana ligjore. Gjithashtu, Topi tha se ato janë një imazh negativ për Shqipërinë.

Presidenti Topi ka evidentuar një sërë problemesh të tjera që kanë lidhje me zgjedhjet vendore, si tejzgjatja e debatit politik, mungesa e transparencës së financimit të fushatave, mosbarazia gjinore në përzgjedhjen e kandidatëve etj.

Ai ka thënë se zgjedhjet e 8 majit nuk duhet të cenohen nga asnjë ngjarje e rëndë dhe se ato duhet të zhvillohen sipas standardeve më të larta demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›