Basha ne njesine nr. 7 premton 10 mije vende pune

Kandidati i Aleances per qytetarin ne Bashkine e Tiranes Lulzim Basha premtoi brenda mandatit te tij te pare 10 mije vende te reja pune. Sipas Bashes politikat fiskale dhe ndertimi i infrastruktures sic eshte unaza e madhe do te jene gjeneratore te rendesishem punesimi.
Ndersa ishte ne njesine numer 7-te ne Tirane per te prezantuar kandidatin e PD-se Krenar Alimehmeti Basha u shpreh le te bashkohemi se bashku le te fillojme nga puna aty ku dhembja eshte me e madhe dhe nevoja me e prekshme prandaj do ta fillojme me punesimin. Une kam nje plan konkret dhe serioz- theksoi Basha.
Ne do te shikojme mundesine e krijimit te nje prej qendrave me te medha me moderne te panaireve dhe konventave ne zonen tuaj vijoi me tej ai si nje nga gjeneratoret me te fuqishem te punesimit per Tiranen dhe gjithe Shqiperine.
Basha ritheksoi se ne prioritetet e tij eshte edhe vleresimi real i prones. Krahas ndertimit te shkollave kopshteve e cerdheve te reja Basha siguroi banoret edhe per krijimin e hapesirave per argetimin e femijeve si dhe ngritjen e nje agjencie per mbrojtjen e konsumatoreve.